Nuk ndalen problemet për Francën

- Bota Sot

Nuk ndalen problemet për Francën

Kombëtarja e Francës po përballet me një mungesë të lojtarëve.

Pas lëndimit të Ousmane Dembeles edhe bashkëlojtari i tij te PSG, Desire Doue lë grumbullimin me Kombëtaren Franceze.

Sikurse Dembele edhe Doue pësoi lëndim në muskuj, ku u detyrua të lëshonte fushën në minutën e 39-të.

Në pikëpyetje do të jetë edhe prezenca e tyre në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, që do ta zhvillojnë ndaj Barcelonës.

Përndryshe Franca, mbrëmë e nisi me fitore ciklin kualifikues për Botërorin 2026, duke fituar ndeshjen ndaj Ukrainës me rezultat 0-2.

Ndeshjen e radhës, “Les Bleus” do të jenë nikoqir të Islandës, ku do të zhvillojnë ndeshjen të hënën në stadiumin, “Parc des Princes”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot