Ky shtet ndalon fanellat, shallet dhe flamurin serb! Serbët çarten

- Bota Sot

Ky shtet ndalon fanellat, shallet dhe flamurin serb! Serbët çarten

Letonia po tregohet shtet ashtu siç i ka hije duke iu treguar serbëve se nuk mund të fusin gjëra të ndryshme në stadium dhe të shkaktojnë skandale sipas mendësisë së tyre. 

Shteti i Letonisë e di fare mirë se kuzhina e Beogradit fut simbole provokuese ndaj shtetit të Kosovës dhe për atë edhe ua ndalon të fusin gjëra të tilla provokuese.

Media serbe “Kurir” çartet duke shkruar: “Para fillimit të kësaj ndeshjeje në Riga, para stadiumit ku do të luhet kjo ndeshje, shpërtheu një skandal i madh nga ana e vendasve.

Kjo është se siguria para stadiumit për arsye të panjohura nuk lejon që tifozët tanë që mbajnë simbole serbe të hyjnë.

Ata kërkojnë që tifozët tanë të heqin çdo simbol të mundshëm të Serbisë, fanellë, bluzë, shall, kapelë, ndërsa nuk mund të sjellin as një flamur në tribuna... Vërtet turp nga ana e vendasve”..

Serbia është në grupin K me Anglinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Andorrën.

Anglia mban vendin e parë në tabelë me nëntë pikë, ndërsa Shqipëria ka pesë, Serbia dhe Letonia kanë mbledhur nga katër secila, ndërsa Andorra është e fundit pa pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot