Partizani do të zhvillojë në orën 16:00 ndeshje miqësore me Besën.
Dueli do të luhet në stadiumin e Durrësit, “Niko Dovana”.
Kjo është një mundësi e mirë për trajnerin Milinkoviç për të testuar lojtarët para se të rikthehet Superiorja.
Përsa i përket Xhuliano Skukës, klubi ka marrë masa ndaj tij për shkak të përplasjes që pati me Judah Garsian.
Sulmuesi nuk do të mbajë shiritin e kapitenit dhe në vend të tij kapiteni do të jetë Qirko, në mungesë të Prekës që do të jetë kapiteni i parë në vazhdim.