Ish - lojtari i të rinjve të Maqedonisë, Agron Rufati, vazhdon karrierën e tij në Slloveni.
Konkretisht, në ekipin e Goricës, që garon në Ligën e Dytë të Sllovenisë në futboll.
Ish-lojtari i të rinjve të Dinamo Zagrebit ka ndërruar shumë klube në karrierën e tij.
Ai ka luajtur edhe në kampionatin maqedonas në ekipin e Akademia Pandev.
Përveç Kroacisë, ku është rritur, Rufati ka luajtur edhe në Ukrainë, Rumani, dhe së fundmi ka qenë pjesë e ekipit shqiptar Dinamo City nga Tirana.