FC Struga Strim Lum: Ndajmë rrugët me portierin Qoshevski

- Bota Sot

FC Struga Strim Lum: Ndajmë rrugët me portierin Qoshevski

Vedran Qoshevski nuk do të jetë më pjesë e Struga Trim Lum.

"Pavarësisht kontratës që ishte valide deri verën e vitit 2027, marrëveshja u prish me pëlqim të dyanshëm…

Vedran Qoshevski nuk do të mbrojë më ngjyrat e Struga Trim Lum. Si portier i parë gjatë gjithë kësaj epoke historike të skuadrës tonë, ai do të njihet përgjithmonë si një figurë kyçe në sukseset tona të përbashkëta.

Dy tituj kampion dhe dy finale të Kupës brenda një periudhe prej më pak se tre vite, e bëjnë Qoshevskin, si një ndër portierët e huaj më të mirë në futbollin vendor, aty ku numëron plotë 80 ndeshje, mes kampionatit dhe Kupës.

Në 76 ndeshje në Ligën e Parë, Qoshevski në plotë 32 ndeshje kishte arritur të mbajë rrjetën të paprekur, ndërsa në dy raste tjera një gjë të tillë kishte bërë edhe në ndeshjet e Europës gjatë sezonit 2023/24.

Tashmë i njëjti këto performanca të shkëlqyeshme do të tentojë ti vazhdojë edhe me skuadrën e tij të re, pasi me pëlqim të dyanshëm vendosëm për të prishur kontratën.

Qoshevski me skuadrën e Struga Trim Lum ishte i lidhur me një kontratë deri verën e vitit 2027.

Duke pasur parasysh se asnjë portier i huaj nuk ka fituar ndonjëherë dy tituj kampion rrishtazi, nuk mund të ketë asnjë diskutim se ai e meriton vendin e tij midis portierëve më të mirë që ka parë ndonjëherë futbolli ynë vendor, ndaj neve si skuadër e falënderojmë për gjithë kontributin e dhënë për gjatë kësaj periudhe sa ishte pjesë e familjes së madhe të Struga Trim Lum", njofton FC Struga TL.



Lexoni të gjitha në Bota Sot