Fenerbahce arrin akordin me Zidanen?

- Bota Sot

Fenerbahce arrin akordin me Zidanen?

Fenerbahçe është pranë një marrëveshjeje të madhe me Zinedine Zidane, i cili pritet të zëvendësojë Jose Mourinhon në stolin e skuadrës turke.

Mediat raportojnë se legjenda franceze ka dhënë një përgjigje pozitive në parim për të marrë drejtimin e klubit nga Stambolli, ndërsa aktualisht po zhvillohen negociatat mbi pagën dhe kushtet e kontratës.

Nëse bisedimet finalizohen me sukses, Zidane pritet të udhëtojë së shpejti drejt Turqisë për të firmosur dhe nisur detyrën e re.

Kujtojmë se më 29 gusht, Fenerbahçe u nda me Mourinhon pas eliminimit nga Benfica në kualifikueset e Champions League, duke lënë të lirë stolin që tani mund të merret nga një nga trajnerët më të suksesshëm të futbollit modern.



Lexoni të gjitha në Bota Sot