Ernest Muçi është zyrtarisht lojtar i Trabzonsporit.
Klubi turk e ka njoftuar lajmin përmes postimit në rrjetet sociale ku shkruan se: “Mirë se vjen në shtëpinë tënde të re”.
Ndërkohë në fotot e publikuara nga klubi, vihet re që ai do të mbajë fanellën me numër 10.
Turqi kanë paguar 1 milionë euro, që të përfitojë shërbimet e mesfushorit të Kombëtares shqiptare.
Në të njëjtën kohë qëndron edhe opsioni i blerjes.
Muçi e ka shprehur hapur, që do bëjë maksimumin për të qëndruar te Trabzonspori. Kjo tregon në anën tjetër periudhën e keqe te Beshiktashi, ndërsa ka shpëtuar tashmë të paktën për këtë edicion.