Ndeshja e radhës përballë Izraelit, çfarë duhet të bëjë Italia për të shkuar në Botëror?

- Bota Sot

Ndeshja e radhës përballë Izraelit, çfarë duhet të bëjë Italia për të shkuar në Botëror?

Fitorja e thellë 5-0 ndaj Estonisë ka dhënë sinjale pozitive për Italinë, por rruga drejt Botërorit 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada mbetet e ndërlikuar.

Për t’u kualifikuar direkt, të kaltrit duhet të fitojnë pesë ndeshjet e mbetura dhe të shënojnë sa më shumë gola, pasi në rast barazimi me pikë me Norvegjinë, diferenca e golave bëhet vendimtare. Aktualisht, Norvegjia kryeson grupin me +11 gola, ndërsa Italia ka vetëm +4.

Sfida e madhe me Norvegjinë, e cila do të vendosë ndoshta fatin e vendit të parë, është parashikuar më 16 nëntor. Megjithatë, para asaj ndeshjeje, Italia e Gennaro Gattuso-s duhet të mposhtë patjetër Izraelin të hënën, më 8 shtator, në Debrecen, për të siguruar të paktën vendin e dytë që e dërgon në play-off. Aktualisht, Italia është në vendin e tretë të grupit, jashtë çdo skenari kualifikimi.

Një fitore ndaj Izraelit jo vetëm që do ta ngjiste Italinë në pozitë më të favorshme, por do të garantonte një “parashutë sigurie” nëpërmjet play-off-it, i cili parashikon gjysmëfinalet dhe finalen në 26 dhe 31 mars. Megjithatë, izraelitët nuk janë kundërshtar i lehtë dhe historia ka treguar se sfida të tilla janë gjithmonë delikate për italianët.

Klasifikimi aktual i grupit:

Norvegjia 12 pikë (+11, 4 ndeshje)

Izraeli 9 pikë (+5, 4 ndeshje)

Italia 6 pikë (+4, 3 ndeshje)

Estonia 3 pikë (-8, 5 ndeshje)

Moldavia 0 pikë (-12, 4 ndeshje)

Kalendari i Italisë:

8 shtator: Izrael–Itali

11 tetor: Estoni–Itali

14 tetor: Itali–Izrael

13 nëntor: Moldavi–Itali

16 nëntor: Itali–Norvegji



Lexoni të gjitha në Bota Sot