Deklaratat dhe veprimet e Granit Xhakës në ndeshjen ndaj Kosovës nuk janë pritur aspak mirë prej tifozvë shqiptar të Kosovës dhe Shqipërisë.
Për ta “zbutur” disi ka menduar vëllai i mesfushorit të Sunderland, Taulant Xhaka, i cili ka postuar një deklaratë të Granitit pas ndeshjes:
“E gjithë bota e di që unë jam shqiptar plotësisht. Megjithatë, i festova golat sepse përfaqësoj Zvicrën”.
Taulanti, ndryshe nga Graniti, zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë në arenën e futbollit europian, pavarësisht se kishte mundësi të ndiqte hapat e vëllait.