Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, ka reaguar sërish lidhur me polemikën që shpërtheu pas eliminimit të zikaltërve nga Botërori i Klubeve, ku në qendër të vëmendjes ishte ai dhe Hakan Calhanoglu.
Në një intervistë për ‘France Football’, sulmuesi argjentinas theksoi se gjithçka ishte një keqkuptim dhe se brenda skuadrës situata është sqaruar plotësisht.
“Ishte një keqkuptim. Disa gjëra nuk më pëlqyen, por deklaratat e mia ishin të përgjithshme dhe nuk i drejtoheshin posaçërisht Calhanoglu. Si kapiten, ishte ajo që më erdhi natyrshëm në mendje në atë moment. Mund të ketë pëlqyer ose jo, por më pas kemi folur të gjithë bashkë, me skuadrën, trajnerin dhe drejtuesit. Gjithçka është sqaruar, jemi të bashkuar.”
Martinez shtoi gjithashtu se fryma e grupit është e fortë dhe se edhe trajneri i ri po jep ndihmesën e tij për ta mbajtur skuadrën të përqendruar:
“Edhe trajneri i ri na po ndihmon shumë. Do të japim maksimumin për të.”