Dr. Kabashi propozon shërbime të përditshme të mjekësisë familjare dhe infermierisë në ambulancat rurale!

- Gazeta e Prizrenit

Dr. Kabashi propozon shërbime të përditshme të mjekësisë familjare dhe infermierisë në ambulancat rurale!

Dr. Fejzë Kabashi nga LDK-ja në Prizren ka ngritur alarmin për gjendjen shqetësuese të ambulancave mjekësore familjare (AMF) në komunë, duke theksuar se shumica e tyre janë jofunksionale ose punojnë me orar të kufizuar, duke lënë mijëra qytetarë pa shërbime bazike shëndetësore, percjell Gazeta e Prizrenit.

Si shembull, Kabashi ka përmendur ambulancën e fshatit Lugishtë të Hasit, ku jetojnë rreth 3,000 banorë. qe sipas tij është jashtë funksionit tash e plot 8 vjet,  një situatë e kjo e papranueshme !

Kabashi premtoi se me qeverisjen e LDK-së dhe kryetarin Driton Selmanaj, AMF-të do të funksionalizohen dhe do të ofrojnë shërbime të rregullta të mjekësisë familjare e infermierike, me fokus të veçantë në zonat e largëta si Zymi i Hasit.

Postimi i plotë i Fejzë Kabashit

Shëndetësi, pjesa III

AMF-të në komunën tonë ose janë jashtë funksionit të tyre ose shërbejnë me ditë të caktuara.

Në fotografi është ambulanta e fshatit #Lugishtë e Hasit, fshat ky me rreth 3.000 banorë. Ambulantë jofunksionale që tetë vite; rrena, mashtrime e popullizëm që katër vite rresht.

Me qeverisjen e LDK-së dhe kryetar Driton Selmanaj, AMF-të në Komunën e Prizrenit do të #funksionalizohen e do të ofrojnë çdo ditë shërbime të mjekësisë familjare dhe infermierike.

Përveç kësaj, rëndësi e veçantë do t’i kushtohet vendbanimeve me pozitë gjeografike të largët e me banorë në moshë të shtyer siç për shembull është fshati #Zym i Hasit.

Shërbim shëndetësor për të gjithë, faqebardhë para çdonjërit.

#LDK 113

Driton Selmanaj Kryetar

Dr.Fejzë Kabashi nr. Kuvendar



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit