Denzel Dumfries po mendon largimin nga Interi.
Në moshën 29-vjeçare, mbrojtësi i djathtë vijon aventurën e tij zikaltër, por në verën e ardhshme pritet kalimi në një kampionat tjetër.
Futbollisti holandez do një sfidë të re dhe nuk e fsheh interesin për një kalim në Premier League, ku beson se mund të paraqitet në nivelin më të lartë. Ai ka udhëzuar agjentin e tij që të dëgjojë oferta nga klubet angleze, nëse ka.
Interi nuk është kundër shitjes së tij, sepse nuk mund ta pengojë për t’u zhvilluar në karrierë. Ai ka edhe 3-4 vite të mira dhe po mendon për skuadrën ku të mbyllë karrierën.
Transferimi i tij pritet të kryhet për rreth 25 mln euro, shifër e kënaqshme për italianët.