Tirana mbetet pa trajner

- Bota Sot

Tirana mbetet pa trajner

I papritur është lajmi mbi largimin e Vangjel Miles nga Tirana.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se bardheblutë kanë ndarë rrugët me trajnerin, ndonëse mungon ende zyrtarizimi.

Kështu Mile nuk do të jetë më trajner i Tiranës dhe largohet nga bardheblutë pas 2 ndeshjeve të para në Superore, ku morën vetëm 1 barazim.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij vendimi, i cili padiksutim ka surprizuar tifozët.

Kujtojmë se Tirana e nisi kampionatin ndaj Bylisit, ku barazuan 0-0 në “Adush Muça”, ndërsa javën e dytë u mposhtën nga Vora me rezultatin 3-1.



Lexoni të gjitha në Bota Sot