Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë goditi sot rrethin Sindirgi të provincës perëndimore turke Balikesir.
Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit ishte në Sindirgi, dhe magnituda e regjistruar ishte 4.9 ballë.
Tërmeti u ndje në Balikesir, në provincat fqinje, si dhe në Izmir, dhe u regjistrua në një thellësi prej 7.72 kilometrash.
Ende nuk ka informacione për viktima të mundshme ose dëme materiale.