Bastet ndërkombëtare e shohin Suedinë si favorit të madh ndaj kombëtares së Kosovës në futboll.
Kosova do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri:” në Prishtinë, megjithatë nga bastet Suedia hiqet super favorite.
Për fitoren e Suedisë koeficienti sillet 1.70 e 1.75, për barazim 3.75 dhe për triumfin e Kosovës 4.20 eventualisht 5.00.
Ndeshja luhet nesër në orën 20.45.
Suedia e nisi me barazim në udhëtim, me rezultat 2:2 me Slloveninë dhe Kosova pësoi humbje (4:0) në Basel nga Zvicra, në kuadër të grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.