Jusuf Tortoshi i takon gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina.
Tortoshi me shokë dolën kampion me Prishtinën në Ligën e Dytë të Ish Jugosllavisë – grupi i Lindjes në edicionin 1982-1983 dhe për herë të parë hyjnë në ligën e parë.
Prishtina i prishi shumëkujt matematika në ligën e parë të asaj kohe.
Tortoshi ka pas këmbën e tij shumë precize kur i jepet mundësia për të kryer ndonjë penallti ashtu doli edhe më Buduçnostin e Podgoricës.
Ishte ditë e mërkurë e 30 majit të vitit 1984, Prishtina zhvillonte ndeshjen e javës së fundit (e 34-ta) ndaj Buduçnostit të Podgoricës.
Në taborin e skuadrës malazeze paraqitej Dejan Saviçeviqi por Prishtina ishte më mirë dhe doli ngadhënjimtare në finish të takimit.
Penallti! E kush tjetër godet nga pika e bardhë përveç Jusut Tortoshit, që këmba e tij nuk e tradhton, duke gjuajtur në këndin e poshtëm të djathtë e portieri Zoran Lukovçan shkoi në të majtë.
Shpëthen atmosfera, Tortoshi me shokë festojnë golin në minutën e 81-të dhe fitoren 1:0.
Dejan Saviçeviqi i dëshpëruar me shokë largohet nga Prishtina.
Prishtina me kryetrajnerin Fuad Muzuroviqin dolën fitimtare dhe përfunduan edicionin 1983-1984 në vendin e tetë me gjithsej 33 pikë.
30 maj, 1984
Prishtina – Buduçnosti 1:0
Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 20.000.
Gjyqtar kryesor Mandiqi i Zenicës, Fazligiaqi i Sarajevës dhe Laçkoviqi i Mariborit.
Shënues: Tortoshi (80-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Nexhipi, Ajeti e Shengyli - Vlahoviq e Drobnjaku.
Prishtina: Sllobodan Shuica, Skënder Shengyli 7, Shefqet Sinani 7, Fadil Muriqi 6, Behajdin Gjinali 6, Rifat Mehinoviqi 7, Edmond Rugova 5 (Jusuf Tortoshi 7), Mensur Nexhipi 5, Fadil Vokrri 7, Salih Lugolli 6 dhe Rexhep Gaxholli 6 (Vahedin Ajeti 5).
Buduçnosti: Lukovçan, Drobnjaku 6, Votoviqi 6, Martaçi 6, Vlahoviqi 7, Kolenoviqi 6, Vukçeviq 6, Lumanoviqi 6 (Kanalica), Saviçeviqi 6, Veshoviqi 6 dhe Bozhoviqi 7.