Izair Emini rikthehet në fushë, do të luaj për klubin ku i bëri hapat e parë si futbollist

- Bota Sot

Izair Emini rikthehet në fushë, do të luaj për klubin ku i bëri hapat e parë si futbollist

Pas një viti pauzë nga futbolli aktiv, sulmuesi Izair Emini ka vendosur të rikthehet sërish në fushë dhe të ndihmojë klubin ku ka nisur hapat e parë, Jehona 96 nga fshati Përshefc i Tetovës.

Emini është një emër i njohur për futbollin vendor me mbi 200 paraqitjen në Ligën e Parë të Maqedonisë. Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur për klubet si Shkëndija, Renova, Voska Sport dhe Besa e Dobërdollit, teksa në Shqipëri ka qenë pjesë e Kukësit dhe në Kosovë ka luajtur për Dritën.  

Në maj të vitit 2024, pas një sezoni të suksesshëm me Besën e Dobërdollit ku siguruan Ligën e Parë, vendosi t’i japë fund futbollit profesionist. Por, dashuria për futbollin dhe për klubin e tij të parë e shtyu të rikthehet në fushë.

Jehona 96 është një ekip që garon në Ligën Komunale të Tetovës, pjesë e ligës së katërt ku me bashkimin e sulmuesit me përvojë, klubi tashmë fiton ambicie të reja. Kujtojmë se Izair Emini në tetor do të festojë ditëlindjen e tij të 40-të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot