Publikohet identiteti i personit që u gjet i vdekur në Dragash

- Gazeta e Prizrenit

Publikohet identiteti i personit që u gjet i vdekur në Dragash

Sot është publikuar identiteti i 47-vjeçarit, i cili mbrëmë u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Dragash.

Bëhet fjalë për Përparim Çengaj nga fshati Pllajnik, njoftoi Radio Sharri.  Sipas autoriteteve, trupi i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së tij janë ende duke vazhduar.

Më shumë detaje priten gjatë ditëve në vijim.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit