Holanda fiton me mund të madh në Kaunas

- Bota Sot

Holanda fiton me mund të madh në Kaunas

Holanda mezi doli me tre pikë nga stadiumi në Kaunas, duke e mposhtur me rezultat 3:2 Lituaninë.

U duk se me lehtësi do të kthehen me pikë të plota kur avancuan me rezultat 0:2 me golat e futbollistëve Depay (11’) e Timber (33’). 

Vendasit kundërpërgjigjen duke barazuar me golat e futbollistëve Gineitis (36) e Girdvainis (43).

Depay në minutën e 64-të shënoi golin e dytë personal të tij dhe të fitores, 2:3.

Pas xhiros së pestë në Grupin G të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, Holanda kryeson me 10 pikë apo me 3 fitore e 1 barazim dhe Lituania është në pozitën e 4-të me 3 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot