Kapiteni Bardhi e Qamili shënojnë për fitoren bindëse të Maqedonisë së Veriut

- Bota Sot

Kapiteni Bardhi e Qamili shënojnë për fitoren bindëse të Maqedonisë së Veriut

Kapiteni Enis Bardhi ka dëshmuar edhe një herë se është faktor tek Maqedonia e Veriut.

Enis Bardhi e Lirim Qamili shënuan për fitoren bindëse, ashtu siç pritej, me rezultat ndaj 5:0 ndaj Lihteshtejnit. 

Nga pesë ndeshje në Grupin J të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll, Maqedonia e Veriut nuk njeh humbje, ka 3 fitore e 2 barazime.

Maqedonia kryeson me 11 pikë e ka një më shumë se Uellsi dhe Lihteshtesjni është në fund me 0 pikë. 

Shqiptarët Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Isnik Alimi, u paraqitën nga  minuta e parë, ndërsa Lirim Qamili nga minuta e 56-të.

Alimi është zëvendësuar në minutën e 71-të. 

Elmas e hapi serinë e golave në minutën e 15-të ndërsa Bardhi ka realizuar në atë të 52-tën për 2:0.

Në minutën e 56-të Churlinov realizon pas asistimit të Bardhit, 3:0.

Qamili në minutën e 82-rë i dha goditjen shkatërrimtare rivalit, 4:0.

Në minutën e fundit, Stankovski realizoi për 5:0.



Lexoni të gjitha në Bota Sot