Shqipëria e tij nuk di ku është porta!

- Bota Sot

Shqipëria e tij nuk di ku është porta!

Kombëtarja shqiptare e futbollit bëhet gati për ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit ndaj Letonisë e ndërgjegjshme se për të mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim, i duhet të përmirësojë shumë gjëra dhe me kryesorja, shënjestrën para portës.

Jo vetëm me golat e shënuar, 5 të tillë në 5 ndeshjet e luajtura në këtë vit, përfshirë edhe miqësoren me Gjibraltarin. Por specifikisht me gjuajtjet në katërkëndorin e portës.

Statistikat e publikuara nga UEFA për ndeshjet e këtij viti, tregojë se Shqipëria lë shumë për të dëshiruar sa u përket tentativave brenda katërkëndorit të portës kundërshtare.

Rekordi negativ i këtij viti është ai i ndeshjes me Anglinë, ku Shqipëria nuk ka shënuar asnjë gjuajtje në portën kundërshtare. Keq ka bërë edhe me Letoninë në ndeshjen e parë, me vetëm dy tentativa në katërkëndor, ku njëra duhet theksuar se përfundoi në rrjetë. Më pas është sfida me Gjibraltarin, ku u regjistruan tre, ndërsa me Serbinë janë 4 tentativa në portë. Ndeshja me më shumë gjuajtje në portë është ajo me Andorrën, e fituar 3-0, ku u regjistruan 7 të tilla.

Në total janë 16 gjuajtje në 5 ndeshje të luajtura këtë vit, shumë pak për një ekip që ka ambicie që një ditë të luajë në Botëror dhe padyshim gjëja e parë që duhet rregulluar në rrugëtimin e saj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot