“Çmendet” moti në Suedi, bllokohen rrugë dhe ndërpritet transporti hekurudhor në verilindje të vendit

- Bota Sot

“Çmendet” moti në Suedi, bllokohen rrugë dhe ndërpritet transporti hekurudhor në verilindje të vendit

Shumë rrugë u përmbytën dhe trenat u bllokuan në verilindje të Suedisë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Trafiku “në rrugë dhe hekurudha është prekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Västernorrland”, tha një zëdhënëse e ministrisë së transportit në një deklaratë, duke u bërë thirrje shoferëve të shmangin udhëtimet në katër komuna, Kramfors, Sollefteå, Örnsköldsvik dhe Harnosand. Shërbimet e trenave midis dy komunave të fundit janë ndërprerë gjithashtu që nga mëngjesi.

Shërbimet e shpëtimit në faqen e tyre të internetit raportuan disa incidente në të cilat u thirrën për të ndërhyrë, përfshirë daljen nga shinat e një treni tregtar. Nuk është raportuar për viktima.

“Ishte sikur rrugët po shpërbëheshin dhe po shndërroheshin në gropa uji”, tha një zyrtar i shërbimit, Leif ëikström, për radion publike SR.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë”, tha banori vendas Ove Lindberg. “Niveli i liqenit është rritur me gjysmë metri që nga mbrëmë.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot