Lika: Tirana pa projekt

- Bota Sot

Lika: Tirana pa projekt

Gazetari i sportit, Rozalb Lika, theksoi se ajo që po ndodh tek klubi i Tiranës nuk është asgjë më shumë se një mungesë e një projekti.

“Që para verës Tirana nuk kishte një projekt të qartë se cilët do të ishin futbollistët që do të merrnin gjatë merkatos dhe cilët do të largonte.

Më pas erdhi dhe dënimi i bllokimit të merkatos.

Kështu që Tirana është në mungesë projekti dhe largimi i Vangjel Miles do të pasohet edhe me largime të tjera”, u shpreh ndër të tjera gazetari Rozalb Lika.



Lexoni të gjitha në Bota Sot