Zinedine Zidane shihet nga të gjithë si emri i destinuar për të marrë vendin e Didier Deshamp në pankinën e Francës pas përfundimit të Botërorit 2026. Tekniku nuk do të rinovojë më kontratën me Francën duke i hapur kështu rrugën Zidan që të ulet në këtë pankinë të cilën e ndjek prej shumë vitesh.
Por më parë, duket se francezi po mendon që të “heqë ndryshkun” që nga koha kur drejtonte Realin në pankinën e një klubi. Mediat ndërkombëtare raportojnë për bisedime konkrete që janë zhvilluar mes tij dhe klubit të Fenerbahçes, i cili është në kërkim të trajnerit pas shkarkimit të Zuoze Murinjos.
Gjithsesi, Febnerbahçe po zhvillon edhe bisedime me emra të tjerë dhe presidenti i këtij klubi, Ali Koç, ka treguar sot për mediat vendase se emri i preferuar i tij kishte qenë Luçiano Spaleti.
Por trajneri i larguar nga drejtimi i Italisë, i kishte kthyer përgjigje negative duke theksuar se këtë vit do e bënte pushim.