Rodri tregon se kush duhet ta fitojë Topin e Artë

- Bota Sot

Rodri tregon se kush duhet ta fitojë Topin e Artë

Mesfushori i Manchester Cityt dhe i përfaqësueses së Spanjës, Rodri, ka dhënë mendimin e tij për fituesin e ardhshëm të Topit të Artë.

Në një konferencë për shtyp, ai u pyet se cilin lojtar do të dëshironte të shihte me çmimin prestigjioz.

Kush dua të fitoj? Nga dashuria, do të thoja Yamal ose Pedri, por thjesht nga meritat sportive, mendoj se duhet t’i shkojë Dembelés ose Vitinhas,” tha Rodri.

Fjalët e tij kanë ngjallur reagime, pasi mesfushori spanjoll vlerësoi bashkëkombësit e tij për lidhjen emocionale, ndërsa vuri në pah edhe emrat e tjerë që sipas tij e meritojnë për shkak të performancave në fushë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot