Të gjitha biletat e shitura, i gjithë stadiumi sonte në përkrahje të Kosovës

- Bota Sot

Të gjitha biletat e shitura, i gjithë stadiumi sonte në përkrahje të Kosovës

Sonte me fillim nga ora 20:45, Kosova do të ndeshet me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Të dyja ekipet vijnë nga rezultate zhgënjyese nga ndeshjet e para.

Kosova humbi thellë 4:0 nga Zvicra, kurse Suedia barazoi në shtëpi me Slloveninë.

E lojtari i 12-të për Kosovën do të jetë aty.

Të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur dhe stadiumi do të jetë i mbushur plot.



Lexoni të gjitha në Bota Sot