Britani e Madhe, greva e punonjësve paralizon rrjetin e metrosë së Londrës

- Bota Sot

Britani e Madhe, greva e punonjësve paralizon rrjetin e metrosë së Londrës

Rrjeti i metrosë së Londrës pezulloi punën pasi punonjësit e saj filluan një grevë njëjavore në lidhje me pagat dhe kushtet e punës, duke shkaktuar trazira në udhëtim për punonjësit dhe turistët në kryeqytetin britanik.

Pothuajse asnjë tren i metrosë nuk pritet të funksionojë midis të hënës dhe të enjtes. Gjithashtu, “Docklands Light Railway”, që lidh qendrat financiare të “Canary Wharf” dhe “City of London”, nuk do të funksionojë të martën dhe të enjten.

Grevistët janë anëtarë të sindikatës “Rail, Maritime and Transport” (RMT), përfshirë sinjalistët, shoferët dhe punëtorët e mirëmbajtjes,  të cilët kërkojnë përmirësime në pagë dhe kushtet e punës.

Faqja e internetit e Transport for London (TfL) ka patur probleme për shkak të kërkesave të shumta nga udhëtarët që kërkonin alternativa për të shkuar në punë.

Rreth 10 000 anëtarë të RMT-së po marrin pjesë në këtë veprim industrial, duke kërkuar javë më të shkurtër pune si pjesë e negociatave për pagën. TfL ka ofruar një rritje page prej 3,4%, duke u kërkuar sindikatës që ta paraqesë këtë në një votim të ri. TfL tha se nuk mund të përmbushë kërkesat për të reduktuar orët nën 36 në javë.

“Nuk po bëjmë grevë për të dëmtuar bizneset e vogla apo publikun. Kjo grevë po ndodh për shkak të qëndrimit të paarsyeshëm të menaxhmentit të TfL dhe refuzimit të tyre për të konsideruar një reduktim të vogël të javës së punës për të ndihmuar në zvogëlimin e lodhjes dhe efektet negative në shëndetin afatgjatë të punonjësve tanë”, tha një zëdhënës i RMT-së

Mbështetje për sindikatën erdhi nga “4 Day Week Foundation”.

“Është një qëndrim guximtar dhe i nevojshëm, dhe këta punonjës meritojnë mbështetje të gjerë. Java pesëditore është një model shekullor që nuk pasqyron më mënyrën se si jetojmë dhe punojmë sot”, tha Joe Ryle, drejtori i fushatës.

Shërbimet e metrosë nuk pritet të rifillojnë deri në orën 08:00 të së premtes, nëse grevat vazhdon.



Lexoni të gjitha në Bota Sot