Kurti pas fitores ndaj Suedisë: Rezultati më i mirë ndonjëherë, jemi të dytët në grup

- Bota Sot

Kurti pas fitores ndaj Suedisë: Rezultati më i mirë ndonjëherë, jemi të dytët në grup

Pas fitores së madhe të Kosovës ndaj Suedisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti e ka cilësuar këtë si rezultatin më të mirë që Kosova ka arritur ndonjëherë kundër Suedisë dhe si një ndër fitoret më të rëndësishme pas asaj ndaj Zvicrës.

“Rezultati më i mirë që kemi pasur ndonjëherë ndaj Suedisë, e më i miri i mundshëm pas ndeshjes me Zvicrën.

Kosova jonë me një fitore të jashtëzakonshme, që nuk vonoi shumë në këto ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Jemi të dytët në grup. Gëzuar!”, ka shkruar Kurti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot