Kosova sonte ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Suedisë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B të kualifikueseve në Kampionatin Botëror në futboll.
“Përveç ndeshjes midis Kroacisë dhe Malit të Zi, ndeshja në Prishtinë në kuadër të Grupit B midis Kosovës dhe Suedisë tërhoqi shumë interesim.
Kosova po bëhet një kombëtare gjithnjë e më fortë dhe ata e dëshmuan këtë sonte duke arritur një nga fitoret më të mëdha që nga pavarësia.
Kosova e mposhti Suedinë, të udhëhequr nga Gyokeres, Isak dhe Elanga.
Shënuesit për Kosovën ishin Rexhbecaj në minutën e 26-të dhe Muriqi në minutën e 42-të të ndeshjes.
Me këtë triumf, Kosova nxori në pah kandidaturën e saj për të paktën një play-off deri në fund të kualifikimeve.
Pas ndeshjes, pati lot gëzimi në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë”, shkruan media boshnjake “Sportsport:".