Ndeshja mes Izraelit dhe Italisë kishte në fund të çmendur, pasi u vulos me 9 gola dhe një sukses dramatik 5:4 falë një rrjete të tundur nga Tonali në shtesë.
Dhe në fund lojtarët e dy skuadrave nuk mbajtën dot nervat.
Donaruma ishte fillimisht ai i cili iu kundërvu lojtarëve izraelitë, ndërsa më pas në fushë hyri edhe trajneri Gattuso, i cili iu drejtua Turgeman me një “qepe gojën” kërcënues.
Situata nuk po qetësohej dhe pat një përplasje mes lojtarëve të të dy skuadrave.
Këtë radhë, Gattuso ndërhyri duke larguar lojtarët e tij, për të vendosur përfundimisht paqen në fushë dhe duke çuar futbollistët të merrnin duartrokitjen poshtë tribunës së tifozëve.