Osmani e lumtur me fitoren e Kosovës: Me Kosovën përgjithmonë!

- Bota Sot

Osmani e lumtur me fitoren e Kosovës: Me Kosovën përgjithmonë!

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas fitores së madhe të kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Pas humbjes ndaj Zvicrës, “Dardanët” u rikthyen fuqishëm duke dhuruar një paraqitje spektakolare nga minuta e parë deri në fund.

E para e vendit përmes një postim në Facebook, është shprehur tejet e lumtur me fitoren e Dardanëve.

“FITOREEEEEE!

Me Kosovën përgjithmonë!”, ka shkruar Osmani.

Me këtë fitore, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B me 3 pikë, pas Zvicrës që kryeson me 6. Suedia mbetet në kuotën e 1 pikë, njësoj si Sllovenia e fundit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot