Mediumi anglez shkruan për rikthimin e Isak: Ai përjetoi tmerrin ndaj Kosovës

- Bota Sot

Mediumi anglez shkruan për rikthimin e Isak: Ai përjetoi tmerrin ndaj Kosovës

Ylli i Liverpoolit, Alexander Isak, nuk arriti të ndihmonte Suedinë në rikthimin e tij pas tre muajsh mungesë, teksa “verdhekuqtë” u mposhtën 2-0 nga Kosova në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

“Alexander Isak përjeton një rikthim të tmerrshëm në ndeshjen e parë pas tre muajve, ndërsa blerja e re e Liverpoolit prej 125 milionë funtesh shënohet dhe Suedia pëson një humbje surprizë nga Kosova”, shkruan ‘Daily Mail’.

Sulmuesi i transferuar këtë verë nga Neëcastle te Liverpooli për shifrën rekord prej 125 milionë funtesh, u aktivizua në minutën e 72-të në vend të Anthony Elangas. Megjithatë, kontributi i tij në fushë u reduktua vetëm në një karton të verdhë pas një përplasjeje me Fidan Alitin, pa arritur të krijonte ndonjë rrezik për portën kosovare.

Isak nuk kishte luajtur që prej 25 majit dhe paraqitja e tij e parë pas transferimit te Liverpooli erdhi në një moment të vështirë, kur Suedia ishte tashmë në disavantazh prej dy golash. Edhe pse trajneri Jon Dahl Tomasson kishte paralajmëruar për mungesën e formës fizike të sulmuesit, ai vendosi t’i jepte disa minuta loje në pjesën e dytë.

Pas ndeshjes, Isak theksoi se vendimi për minutazhin nuk kishte qenë i ndikuar nga Liverpooli dhe se tashmë është gati t’i bashkohet skuadrës së tij të re për ndeshjen kundër Burnley-t në Premier League.

Kjo humbje ishte një goditje e rëndë për Suedinë, që pas dy ndeshjeve mbetet vetëm me një pikë, pesë më pak se liderja Zvicra. Vetëm vendi i parë në grup siguron kualifikimin direkt për Botërorin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot