Nottingham Forest ka shkarkuar trajnerin Nuno Espírito Santo.
Portugezi 51-vjeçar, i cili këtë verë kishte firmosur një kontratë të re pasi e udhëhoqi Forestin drejt Europa League, në gusht kishte deklaruar se marrëdhënia e tij me pronarin Evangelos Marinakis “nuk është më e njëjtë” dhe “nuk është aq e mirë sa ishte [sezonin e kaluar]”.
Këto komente erdhën pasi Nuno kritikoi hapur drejtuesit e klubit për strategjinë e merkatos, duke thënë se skuadra e tij ishte “e paekuilibruar” dhe “shumë, shumë larg” nga të qenit gati për sezonin e ri.
Sky Sports News raporton se ende nuk është përzgjedhur askush si pasues, por klubi synon të lëvizë shpejt. Tekniku i Crystal Palace, Oliver Glasner, trajneri i Bournemouth, Andoni Iraola, përzgjedhësi i SHBA-së, Mauricio Pochettino dhe trajneri i Fulhamit, Marco Silva, janë disa nga emrat që admirohen nga drejtuesit e Forest.
Forest publikoi një njoftim në orën 00:15 të së martës ku shkruhej:
“Nottingham Forest Football Club konfirmon se, pas rrethanave të fundit, Nuno Espírito Santo është liruar sot nga detyra e tij si trajner.”