Të fiksuar pas shqiptarëve, klubi i elitës polake paguan 2 milionë euro për sulmuesin

- Bota Sot

Të fiksuar pas shqiptarëve, klubi i elitës polake paguan 2 milionë euro për sulmuesin

Uidzeu Lodz ka treguar qartë besimin që ka për futbollistët shqiptarë. Ishte Juljan Shehu i pari, që i hapi rrugën edhe të tjerëve.

Më pas u transferuar Dion Gallapeni dhe Lindon Selahi duke shtuar forcat në mbrojtje dhe mesfushë. Së fundmi është zyrtarizuar kalimi i Andi Zeqirit.

Tashmë të gjithë repartet kanë lojtarë shqiptarë. Zeqiri u afrua nga Genk, i cili përfitoi 2 milionë euro.

Kontrata ndërkohë u firmos e vlefshme deri në vitin 2029. Uidzeu Lodz nuk e ka nisur si duhet kampionatin, pasi numëron 7 pikë pas 7 javësh të luajtura.



Lexoni të gjitha në Bota Sot