Kur rikthehen dardanët sërish në fushë?

- Bota Sot

Kur rikthehen dardanët sërish në fushë?

Kosova e ka nisur me një humbje dhe një fitore kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Botëror të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Dardanët bënë hapin e parë me humbje të thellë ndaj Zvicrës së mysafir duke u mposhtur me rezultat 4-0, por patën një reagim të shpejtë dhe të fuqishëm vetëm tre ditë më vonë duke u rikthyer tek fitorja pasi mposhtën Suedinë me rezultat 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Me tre pikët e para, Kosova pozicionohet në vendin e dytë në grupin B, derisa lider i grupit është Zvicra me gjashtë pikë.

Pra Dardanëve janë Suedia dhe Sllovenia me nga një pikë.

Kampanjën kualifikuese Kosova e vazhdon më 10 tetor ku do të ballafaqohet me Slloveninë në Prishtinë dhe pastaj më 13 tetor e viziton Suedinë, dy sfida këto që mund të vendosin jashtëzakonisht shumë sa i përket ecurisë dhe gjasave për kualifikim në këtë botëror.



Lexoni të gjitha në Bota Sot