Policia ia publikon fotografinë Arbër Havollit, i dyshuar për vrasjen në Podujevë

- Bota Sot

Policia ia publikon fotografinë Arbër Havollit, i dyshuar për vrasjen në Podujevë

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e Arbër Havollit, të dyshuar për vrasjen e Bashkim Spahiut më 6 shtator në Llapashticë të Podujevës.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të ofrojnë cfarëdo informacionesh që kanë për vendndodhjen e të dyshuarit.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë me datën 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e epërme -Podujevë.

Personi i dyshuar ARBER HAVOLLI ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij, na kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected]., Android #app: Lajmero Policine Tel: 192”



Lexoni të gjitha në Bota Sot