“Kobra” deklarohet në gjykatë për viktimën e vras*jes në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

“Kobra” deklarohet në gjykatë për viktimën e vras*jes në Prizren
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të martën ka nis dhënien e mbrojtjes i akuzuari Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, i akuzuar për vrasjen e të riut në lokalin “Kobra City” në Prizren.
Në këtë rast, Dibran Hoxhaj i njohur si “Koba” dhe katër të akuzuarit Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, akuzohen për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”. Hoxha po përgjigjet në pyetjet e mbrojtësit të tij, avokatit Florent Latifaj. Ai tha se nuk e ka njohur kurrë tani të ndjerin V.C.
I akuzuari tregoi se lokalin e kishte në një lokacion tjetër, por që dikush ia dogji andaj kishte ndërruar lokacion. Ky biznes tha se funksionon përreth 18 vite. Dëshmia e tij po vazhdon.


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit