Bayern Munih e ka nisur mirë këtë sezon në Bundesliga, duke i fituar ndeshjet e luajtura deri më tani.
Në prag të rikthimit të kampionatit, trajneri i bavarezëve Vincent Kompany, ka folur për gjendjen e skuadrës dhe merkaton.
“Unë e di se cila është puna ime, të sigurohem që lojtarët që kam në dispozicion të performojnë në nivelin më të lartë. Për merkaton kemi njerëz që punojnë shumë.
Unë u besoj atyre dhe jam i kënaqur me atë që bërë këtë verë”, deklaroi trajneri belg.
“Jemi një ekip i mirë, që me ardhjen e Jackson ka marrë edhe një forcë tjetër në sulm.
Në duhet të punojmë shumë për të mbrojtur trofeun e fituar vjet në kampionat dhe të synojmë më shumë në Europë”, tha Kompany.