I padijshëm dhe i dijshëm brenda natës!
Botën e futbollit e analizojnë njohës dhe ekspertët dhe jo valltarët e këngëtarët sepse aty më humbë kuptimi!
E analizojnë ata që janë të thirrur për këtë punë, që janë të botës së futbollit!
Franco Foda nga tradhtari në hero shndërrohet brenda natës!
Humbja 4:0 në Basel, gati sa e pushkatuan Fodan madje e dërguan edhe të shtëpia!
Harruam se futbolli di të jetë edhe i pamëshirshëm, si i ndodhi Turqisë 0:6 nga Spanja, apo para shumë viteve Real Madridit kur shkatërrohet me 0:5 nga Barcelona apo Brazili me 1:7 nga Gjermania!
Por edhe në vitet e 80-ta për llojin e ekspertëve që mendojnë se futbolli fillon nga viti 1999, a e din se edhe Prishtina e gjeneratës së artë të kapitenit Fadil Vokrri ka humbur 6:0 në Sarajevë nga Sarajeva, 5:0 në Shkup nga Vardari, 5:0 në Vinkovc nga Dinamo. Pastaj Prishtina e Zoran Batroviqit (7:1) nga Cërvena Zvezda në Beograd në vitin 1987.
Askush nuk i qiti para pushkatimit sepse futbolli është i tillë, ndonjëherë e do e nuk e do dhe ndonjëherë duke luajtur mirë shkatërrohesh me rezultat!
Foda i shpëtoi shkarkimit nga ata që hidhni gurë e dru ndaj tij!
Thuajse Foda e kishte dashur humbjen 4:0 në Basel.
Fitorja 2:0 ndaj Suedisë jep shprese të mira për kualifikim!
Edhe këtu duhet ketë kritika se u humbën disa raste, sepse fitorja do të ishte më bindëse.