Isak dhe Aliti u kapën nga fanella

- Bota Sot

Isak dhe Aliti u kapën nga fanella

Ndeshja e blerjes më të shtrenjtë të Premier League në “Fadil Vokrri” të Prishtinës nisi në të 72’ kur i mori vendin Elenga-s, por Isak nuk mundi që t’i shpëtonte krirtikave në vendin e tij për paraqitjen e dobët në fushë.

Blerja më e fundit e Liverpool ishte protagonist edhe të një gjesti të shëmtuar pasi kapi nga fanella Fidan Alitin pas faullit të rëndë të bërë nga Anton Saletros në dëm të Muharrem Jasharit.

Episodi i shëmtuar, i cili nuk u transmetua në TV, nuk i ka shpëtuar kryesorit të takimit, i cili ndëshkoi me karton të verdhë 25-vjeçarin.

Për Isak mbrëmja e kaluar ishte një makth i vërtetë pasi nuk la gjurmë në fushë edhe pritej shumë prej tij.

Madje edhe minutat e paktat në tapetin e blertë thuhet se nuk ishin një vendim tërësisht i komisarik teknik të Suedisës.

Sipas ish-futbollistit të Arsenal, Freddie Ljungberg, Jon Dahl Tomasson mund të jetë “këshilluar” nga Liverpool që të mos e aktivizojë sulmuesin më shumë se 20’ për shkak se kishte një kohë të gjatë pa luajtur një ndeshje të plotë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot