Virgil van Dijk nderohet nga Willem II

- Bota Sot

Virgil van Dijk nderohet nga Willem II

Virgil van Dijk ka marrë një nderim të veçantë nga Willem II, klubi ku ai hodhi hapat e parë në futbollin profesionist.

Në qendrën e tyre stërvitore Sportpark Prinsenhoeve në Tilburg, tribuna kryesore mban tashmë emrin “Virgil van Dijk Tribune”, duke i dhënë kapitenit të Liverpool-it një vend të përhershëm në historinë e skuadrës që e rriti.

Van Dijk u formua në akademinë e Willem II përpara se të shpërthente me Groningen, më pas me Celtic dhe Southampton, deri te transferimi te Liverpool në vitin 2018, ku fitoi gjithçka: Premier League, Champions League dhe trofe të tjerë që e kanë konsoliduar si një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Lexoni të gjitha në Bota Sot