FC Prishtina mbyll bashkëpunimin me Akileu Ndreca

- Bota Sot

FC Prishtina mbyll bashkëpunimin me Akileu Ndreca

FC Prishtina njofton për lirimin e futbollistit Akileu Ndreca, për arsye personale të tij.

"E falënderojmë Akileun për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit të tij në klub dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës.

24-vjeçari, i cili iu bashkua Prishtinës nga KF Tirana, zhvilloi gjithsej 7 paraqitje në fanellën bardhekaltër: 4 ndeshje në garat evropiane dhe 3 në Superligën e Kosovës.

Faleminderit dhe suksese, Akileu!", njjofton FC Prishtina/



Lexoni të gjitha në Bota Sot