Legjenda e Juventusit përmend edhe Edon Zhegrovën

- Bota Sot

Legjenda e Juventusit përmend edhe Edon Zhegrovën

Legjenda e Juventusit dhe Italisë, Gianluca Zambrotta ka folur për prurjet e reja të klubit juventin.

Me theks më të veçantë, Zambrotta ka folur për Lois Opendan dhe yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën.

“Të dy janë nënshkrime të shkëlqyeshme.

Openda është i ri, i shpejtë.

Zhegrova ka kualitet, mund të driblojë dhe të krijojë, por i duhet të kthehet në 100%-shin e tij”, tha ai për “La Gazzetta Dello Sport”.

Edon Zhegrova iu bashkua Juventusit në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Lille, për shumën e 20 milionë eurove.

Teksa, në anën tjetër, Openda kaloi në Itali te “Zonja e Vjetër”, pas aventurës të kaluar te Leipzigu në Gjermani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot