Çerkini e Ademi pa asnjë humbje por japin dorëheqje nga Dinamo

- Bota Sot

Çerkini e Ademi pa asnjë humbje por japin dorëheqje nga Dinamo

Burim Çerkini e Fatos Ademi nuk janë më trajnerë të skuadrës së futbollit Dinamo nga Ferizaj.
Çerkini e Ademi japin dorëheqje.

Përkundër se për pesë ndeshje nuk kanë pësuar asnjë humbje, dy fitore e tre barazime, renditet në pozitën e shtatë me 9 pikë dhe vetëm 4 pikë janë larg kreut, Vëllaznimit, ata e panë të rrugës të japin dorëheqje.

“Me përgjegjësi dhe me shumë respekt, japim dorëheqjen nga FC Dinamo, me shpresën e sinqertë që ky klub do të ecë përpara mbi bazën e punës së bërë deri tani.

Gjatë kësaj periudhe skuadra nuk ka asnjë humbje duke e dëshmuar edhe njëherë që ky grup lojtarësh ishin në rrugën e duhur.

Largohemi me kokën lart, krenarë për angazhimin dhe sakrificën tonë, duke besuar fuqishëm se me këta djem të mrekullueshëm, klubi do të vazhdojë rrugën drejt realizimit të objektivit madhor – kalimin në Superligë.

Falënderojmë lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që na kanë mbështetur në këtë rrugëtim”, thuhet në njoftimin e trajnerëve..



Lexoni të gjitha në Bota Sot