Sylvinho heziton

- Bota Sot

Sylvinho heziton

Sonte në orën 20:45 ekipi kuqezi zbret në fushë për përballjen kundër Letonisë në ”Air Albania”. Dueli vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Sfida është kyçe për kombëtaren shqiptare, pasi që në gjysmë të rrugëtimit në këtë grup ende i kanë shanset në dorën e vet.

Dy ekipet e renditura më sipër, Anglia dhe Serbia përballen në Beograd në një ndeshje direkte. Në të tilla kushte, kur Serbia pret Anglinë dhe ballkanasit kanë dy pikë më shumë se tanët në renditje, detyra e djemve të Sylvinhos është që të sigurojnë tri pikë për të ëndërruar Botërorin 2026 që zhvillohet verën që vjen në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Përballjet kundër Letonisë

Në gjashtë takime kundër Letonisë, Kombëtarja jonë ka siguruar gjashtë barazime. Dueli i fundit mes palëve daton më 10 qershor 2025 në Riga për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës, i cili përfundoi 1-1. Shtatë gola ka shënuar Kombëtarja jonë kundër letonezëve, kundrejt po aq të pësuarve. Pra një ekuilibër total.

Arbitrat

Polaku Damian Sylwestrzak do jetë arbitër kryesor në ‘Air Albania’, me ndihmësa Pawel Sokolnicki, Adam Karasewicz dhe Damian Kos. Në VAR do jenë Piotr Lasyk dhe Pawel Malec.

E gjithë Letonia vlen më pak se Armando Broja

Sipas ”Transfermarkt”, vlera e të gjithë futbollistëve të Letonisë për këtë takim kap shifrën e 9.15 milionë eurove, më pak se Armando Broja që vlen 12 mln euro në treg, apo Asllanit që vlen 13 mln euro. Në renditjen e UEFA-s, Letonia mban vendin e 137, ndërsa Shqipëria pozitën e 68-të. 26.2 vjeç është mosha mesatare e Letonisë, kundrejt 27 vjeç për tanët. Shqipëria vlen sot 81 mln euro si ekip.



Lexoni të gjitha në Bota Sot