Gjatë një konference për shtyp në prani të kryeministrit Ulf Kristersson dhe anëtarëve të kabinetit, Lann humbi ndjenjat dhe u rrëzua, duke goditur kokën në podium. Pamjet e incidentit u përhapën me shpejtësi në mediat suedeze, ndërsa të pranishmit mbetën të tronditur.
Sipas Prokurorisë së Posaçme të Suedisë, rojet e sigurisë ndërhynë menjëherë, ndërsa kryetarja e Partisë Demokristiane, Ebba Busch, dhe disa anëtarë të tjerë të qeverisë nxituan për të ndihmuar ministren.
Pas disa minutash tensioni, Elisabeth Lann u shoqërua jashtë sallës, ndërsa konferenca për shtyp u anulua.
“Gjendja duket shumë serioze. Ra pikërisht para meje”, tha një gazetar që ndodhej në sallë.
Pak më vonë, ministrja u kthye në sallë e buzëqeshur, duke qetësuar të pranishmit. “Nuk ishte një e martë normale, por kjo mund të ndodhë kur ke sheqer të ulët në gjak”, u shpreh ajo.
Edhe pse nuk u raportua për lëndime serioze, nuk dihet ende nëse ministrja ka kërkuar trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Elisabeth Lann është anëtare e Partisë Demokristiane dhe më parë ka shërbyer si këshilltare bashkiake në qytetin Göteborg. Ajo mori postin e ministres së Shëndetësisë të martën, pas dorëheqjes së papritur të ish-ministres Ako Ankarberg Johansson, një ditë më parë.