FC Shkupi merr sulmuesin

- Bota Sot

FC Shkupi merr sulmuesin

Mario Stankovski do të jetë futbollisti më i ri që do të prezentohet te FC Shkupi.

Sulmuesi 26 vjeçar ka arritur marrëveshje me drejtuesit e skuadrës nga Çairi dhe do të jetë përforcim i ri për sezonin aktual.

Stankovski së fundmi ishte pjesë e ekipit të Maqedonija Gjorçe Petrov, ndërsa karrierën e ka nisur te Rabotniçki, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Stankovski priet të zyrtarizohet së shpejti te FC Shkupi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot