Armenia merr fitoren e parë në Grupin F, barazim mes Azerbajxhanit dhe Ukrainë

- Bota Sot

Armenia merr fitoren e parë në Grupin F, barazim mes Azerbajxhanit dhe Ukrainë

Armenia ka regjistruar fitoren e saj të parë në Grupin F, pas humbjes ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos, duke mposhtur 2-1 Irlandën. Ndeshja u zhbllokua në kohën shtesë të pjesës së parë, falë një penalltie të realizuar nga armenët.

Në pjesën e dytë, Rano dyfishoi avantazhin e vendasve, ndërsa Ferguson shënoi golin e vetëm për Irlandën në minutën e 57-të.

Pak para fundit, Serobian realizoi një gol të tretë, por ai u anulua nga VAR.

Ndërkohë, ndeshja mes Azerbajxhanit dhe Ukrainës përfundoi në barazim 1-1.

Pjesa e parë kaloi pa gola, ndërsa në të dytën, Ukrainasit kaluan të parët në avantazh me Sudakov. Barazimi erdhi në minutën e 72-të falë Mahmudov, i cili shënoi nga pika e penalltisë.

Këto rezultate ndryshojnë skenarin në grup, duke lënë hapur luftën për vendet që dërgojnë në Botëror.



Lexoni të gjitha në Bota Sot