Ja si ndryshon situata në grupin e kuqezinjve

- Bota Sot

Ja si ndryshon situata në grupin e kuqezinjve

Triumfi minimal i Shqipërisë ndaj Letonisë me rezultatin 1 me 0, i ka ngjitur kuqezinjtë përkohesisht në vendin e dytë.

Në 5 duelet e zhvilluara deti tani, kombëtarja e Silvinjos ka arritur të grumbullojë 8 pikë, me 5 gola të shënuar dhe 3 të pësuar. 

Anglia kryeson bindshëm me 15 pikë të plota, ndërkohë që Serbia mban vendin e tretë me 7 pikë, 1 më pak se Shqipëria.

Vlen të theksohet fakti se Serbët kanë edhe një ndeshje më pak.

Ndërkohë Letonia është pozicionuar në vendin e katërt me 4 pikë. Tabela mbyllet nga Andorra me 0 pikë, 0 gola të shënuar dhe 10 të pësuar.  

Një rezultat pozitiv i djemve kuqezi në duelin e kthimit ndaj Serbisë, do t’i rriste ndjeshëm shanset për vendin e dytë..



Lexoni të gjitha në Bota Sot