Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar fitore në Budapest, me rezultat 3:2 ndaj Hungarisë, në ndeshjen e vlefshme të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Tre pikë të arta për Portugalinë, humbje e rëndë për hungarezët.
Për Portugalinë shënuan futbollistët Silva (36), Ronaldo (58-nga penalltia), Cancelo (86) dhe për Hungarinë Varga (21 e 84’).
Në Grupin F Portugalia kryeson më 6 pikë e Hungaria renditet në vend të tretë me 1 sosh pas xhiros së dytë.